Me emër e mbiemër, publikohen të dhënat e 65 protestuesve që do ju caktohet masa e sigurise sot

Në Gjykatën e Tiranës pritet të shqyrtohet sot masa e sigurisë për 63 protestues të arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestave të ditëve të fundit. Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, ndërsa bilanci i policisë shkon në 152 të arrestuar dhe 324 persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Ata dyshohet se janë përfshirë në akte dhune, përfshirë sulme me gurë dhe molotovë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë.
Ndaj protestuesve rëndojnë disa akuza, mes tyre “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Në listën e veprave penale përfshihen gjithashtu “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Një ditë më parë, 18 protestues dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Për një prej tyre u vendos masa e arrestit në burg, gjashtë u lanë në arrest shtëpie, ndërsa 11 të tjerë u caktuan me detyrim paraqitjeje.
Ndërkohë, shkatërrimet e pronës publike dhe private, dëmtimet e institucioneve shtetërore dhe dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në Tiranë dhe në disa rrethe kanë çuar në arrestimin e 152 personave.
Sipas bilancit të raportuar, 324 shtetas të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lire.
Protestuesit që do të dalin para Gjykatës:
Altin Arifi
Niqifor Llupo
Ledjan Pashkaj
Erald Leka
Elio Shqefni
Dejvi Levenaj
Agjelo Mucaj
Gersi Skapi
Alban Çobaj
Elvis Cura
Arlind Kazazi
Alteo Ndoj
Klaus Beqiri
Altino Alibeaj
Geri Qira
Donald Dega
Elio Karaboja
Vjolti Llorja
Edion Skopeçi
Ismail Methasani
Edmir Shatro
Enio Cani
Erselio Tarazhi
Xhuljano Murataj
Arges Bendo
Ardit Çelanji
Arbër Tema
Kejdi Osmanaj
Xhuljano Mbjesholla
Abaz Buci
Horge Koçi
Ermil Gunga
Dejton Deliu
Edison Manaj
Esat Dakoli
Mira Luppino
Dean Dragutinovikj
Astrit Idrizi
Erjon Cenolli
Donald Rrakulli
Silvi Hajdari
Ermando Zykollari
Arsildjon Jenuzi
Riland Cani
Renato Sejdini
Klodjan Bajrami
Rigest Demiri
Veron Arifaj
Noel Sheqeri
Enes Leka
Nikoll Tuci
Hamza Agolli
Bejto Mehmetaj
Brixhet Bali
Shpëtim Mejdani
Zef Mëhilli
Ermal Bako
Sonjela Arapi
Klejdis Baxhija
Jetmir Preka
Florenc Bardhi
Armando Hoxha
Skender Fishti


