Tensionet në protestën e studentëve, 21 persona të lënduar, MSH zbardh gjendjen e të riut të përfshirë në ngjarje

Aktualitet

Tensionet në protestën e studentëve, 21 persona të
Muhamet Skana, 21-vjeçari që u përplas në asfalt nga një efektiv policie dhe më pas u dhunua me shkop gome nuk ka rrezik për paralizë. Kështu thotë ministria e Shëndetësisë, e cila bën një përditësim me personat e plagosur gjatë protestës.

Në total janë lënduar 24 persona, nga të cilët 8 policë, 10 protestues, 3 prej te cileve te mitur dhe 3 kalimtarë.

Aktualisht, dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor. Bëhet fjalë për një kalimtar, gjendja e të cilit paraqitet e qëndrueshme, si dhe  protestuesin 21-vjeçar Muhamet Skana, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

Sipas informacionit spitalor, për 21-vjeçarin nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë të trajtuar në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i ministrise se Shendetesise:  
Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)

ME TE LEXUARAT