Florian Haçkaj: E takova Begajn, i kërkova zgjedhje të parakohshme!

Florian Haçka është një nga “përfaqësuesit” e protestës studentore që është takuar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Begaj ka pritur dy grupe nga protesta, të cilët i kanë kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe një qeveri tranzitore me afat 1-vjeçar. Por kush takoi kë?
Një nga personazhet e pamandatuara që ka takuar Begajn është edhe Florian Haçka.
Haçka: E di që është moment kritik, nuk është moment për të marrë meritat. Por situata po degjeneron, në një gjakderdhje që askush nuk e do.
Ndaj marr guximin tju propozoj të bashkohemi politikisht.
I riu thotë se pas takimit me Begajn ka menduar se më e mira e vendit është një formacion i ri politik ndërkohë që është ende e paqartë me çfarë statusi dhe atributi ka shkuar ai në Presidencë.


