Kundër sistemit, kaos me protestat në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar, dhjetëra biznese të dëmtuara e të vjedhura

Bota

Kundër sistemit, kaos me protestat në Barcelonë, mbi 100 të
Incidente të rënda janë regjistruar të shtunën pasdite në qendër të Barcelonës, gjatë një proteste të organizuar përmes rrjeteve sociale me sloganin “Kundër sistemit”.

Gjatë trazirave, 14 biznese u dëmtuan dhe u plaçkitën, ndërsa dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në stacionet e autobusëve dhe kazanët e mbeturinave.

Situata detyroi disa dyqane të mbyllnin dyert, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar brenda ambienteve tregtare për arsye sigurie.

Për menaxhimin e situatës u mobilizuan më shumë se 220 efektivë të policisë katalanase dhe Policisë Bashkiake të Barcelonës. Sipas informacioneve paraprake, janë kryer më shumë se 100 arrestime, ndërsa rreth 25% e personave të ndaluar raportohet se janë të mitur.

Shumë prej të rinjve pjesëmarrës në protestë mbanin veshje të zeza dhe fytyrat e mbuluara. Tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale, pa njoftim zyrtar paraprak për organizimin e tij.

Trazirat u përhapën në disa prej zonave kryesore të qytetit, përfshirë Plaça Catalunya, La Rambla, Portal de l’Angel dhe rrugët përreth. Në përgjigje të situatës, autoritetet bashkiake shtuan masat e sigurisë dhe praninë policore në zonat e prekura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion