Zaev reagon për dorëheqjen e ministrit Filipçe: Tragjeditë ndodhin kudo, nuk duhet të largohej

Dy ditë pasi ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka reaguar kryeministri Zoran Zaev. Në fjalën e tij, kryeministri tha se nuk është dakord me vendimin që ministri mori, pasi tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë.
“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve. Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, tha kryeministri.

Ndërkohë kujtojmë se javën që kaloi, një spital Covid-19 në Tetovë u përfshi nga zjarri, duke lënë të vdekur 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë mbetën të plagosur. Pas kësaj ngjarje, populli maqedonas dhe opozita i bëri thirrje Filipçes që të japë dorëheqjen. Mësohet se bashkë me këtë të fundit dhanë dorëheqjen edhe zëvëndësi i Filipçes, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi


