Thyen masën e arrestit dhe dhunon partneren, prangoset 19-vjeçari në Bilisht

Aktualitet

Thyen masën e arrestit dhe dhunon partneren, prangoset 19-vjeçari

Një i ri nga Devolli ka përfunduar në pranga pasi ka thyer masën e arrestit dhe ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht partneren e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, pasi në Bilisht, ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij L. G.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion