“Vuçiç po përgatit serbët për agresion”, tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB

Kosovë&Rajon

“Vuçiç po përgatit serbët për

Është shoqëruar me tensione seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara insistoi se në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë dhe mbështeti mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 202, ku një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer.

Shin sakaq përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe dy takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen nga Prishtina zyrtare të institucioneve paralele serbe në komunat në veri.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është “i anshëm dhe i paplotë” dhe se “nuk përmban fakte themelore”, ndërsa tha se kërcënimi i vërtetë për rajonin është Serbia.


“Në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor, me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë. Por ndërkohë, ne cdo ditë po shohim një makinë propagande nën kontrollin e Aleksandar Vuçic, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit publikun për agresion kundër vendit tone. Serbia tregoi se ishte e gatshme për luftë dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin e Banjskës, Milan Radojçic, ishte krahu i djathtë i Vuçicit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi, sepse nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, shprehet Gërvalla.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuric e mbështeti nga ana tjetër raportin e  UNMIK-ut si “të balancuar dhe realist”, ndërsa vlerësoi se “të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i “incidenteve me motive etnike është rritur”.

“Që nga koha kur Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar. Kurti po bën një spastrim të qetë etnik”, shprehet Marko Gjuriç, ministër i Jashtëm serb.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion