Vuçiç dhe Dodik takim në Beograd, diskutojnë për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska

Kosovë&Rajon

Vuçiç dhe Dodik takim në Beograd, diskutojnë për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd. Vuçiç tha se takim kishte “rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”.


“Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për festën e Sretenjës, e cila mbahet më 15 shkurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së Republikës Sërpska, të cilat duhet të festohen së bashku.



Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç dhe Zheljko Komshiç, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Millorad Dodik është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pretendimet e tij për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse.

Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion./rel

ME TE LEXUARAT