Vuçiç bën paralajmërim e fortë për shqiptarët e Kosovës: Mos na kërcënoni me...

Kosovë&Rajon

Vuçiç bën paralajmërim e fortë për

Aleksandër Vucic kërkoi nga Kosova që të mos e kërcënojnë me procese gjyqësore për gjenocid.

“A po e kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë. Kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë,” thotë Presidenti Vuçic.

Vucic shtoi se ndryshe nga deklaratat në media, shumë faktore rreth e qark Serbisë dhe Kosovës, janë pro ndryshimit të kufijve, informon Vizion plus.

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë të cilët thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur – ata janë pro ndryshimit të kufijve të Serbisë.”

Presidenti serb shtoi se për Evropën, Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën.

Fuqitë e mëdha kanë bërë gjithmonë të njëjtën gjë, domethënë, ata duan bashkimin kundër serbëve, “tha Vucic.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion