Videoja që 'ndezi' gjakrat, raketa iraniane godet Kongresin amerikan

Bota

 Videoja që 'ndezi' gjakrat, raketa iraniane godet Kongresin

Garda Revolucionare e Iranit së fundmi ka publikuar një video propaganduese ku përmes editimit kanë bërë që ndërtesa e Kongresit amerikan të hidhet në erë nga një raketë gjigante dhe se ushtarët iranianë po ‘çlirojnë’ Jerusalemin.

Televizioni shtetëror IRGC transmetoi videon e edituar para se lideri suprem Ali Khamenei të fliste për popullin.

Siç shihet në video shfaqen trupat e Gardës Revolucionare të Iranit të reshtuara dhe më pas shihet teksa një raketë gjigande lëshohet dhe godet Kongresin amerikan.

E sikur kjo të mos u mjaftonte, në videon e edituar shfaqen edhe klerikët iranian duke ecur në drejtim të Jerusalemit, qytet i shenjtë për të cilin palestinezët dhe izraelitët luftojnë prej vitesh.

Sipas Kasra Aarabi, analist në Institutin Tony Blair, muzika që dëgjohet në sfond të videos është një këngë nacionaliste.

 

 

ME TE LEXUARAT