Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës
Lajmifundit
/
4 April 2021, 19:36
Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani është zgjedhur ditën e sotme Presidente e Kosovës. Tashmë Republika e Kosovës ka presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta.
Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë. Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Ndërkohë 11 vota ishin të pavlefshme.
Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota. Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua më pas nga detyra.


