Vijnë masat e ftohta, me acar të fortë. Ja si parashikohet java e parë e shkurtit

Kosovë&Rajon

Vijnë masat e ftohta, me acar të fortë. Ja si parashikohet java e

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta por të thata.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell por i ftohtë, me përjashtim të ditës së sotme e cila po mbanë me mot të vranët dhe me reshje të izoluara shiu e bore, sidomos në zonat malore.

Po ashtu, mëngjeset do të mbeten me acar të fortë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjatë javës në orët e mëngjesit, nuk përjashtohet mundësia edhe për mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Në pjesën e parë të javës era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, ndërsa në pjesën e dytë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 9°C, njofton Meteo Kosova. /Front Online/

ME TE LEXUARAT