Emri, 37-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e trenit!
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2025, 19:19
Bota
Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Francë. Sipas mediave vendase, viktima i identifikuar si Sabit Haxhiaj është gjetur pa ndjenja në një stacion treni në Strasburg.
Bëhet me dije se flinte në një strehë që e kishte ngritur vetë, ndërsa në Francë kishte shkuar që fëmijë dhe ishte me banim të ligjshëm.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputetja Floriane Varieras, duke u shprehur se ky rast lidhet me temperaturat minimale dhe mungesën e një akomodimi nga ana e shtetit.
Gjatë një viti, 23 të pastrehë humbën jetën në Strasburg.