VIDEO/ Momenti kur një person i zhveshur i ndërpret intervistën avokatit që fliste 'LIVE' në televizion

Kosovë&Rajon

VIDEO/ Momenti kur një person i zhveshur i ndërpret intervistën

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin Klan Kosova, ku avokati Gent Gjini po jepte një deklaratë lidhur me kallëzimin penal të bërë nga Agim Pllashniku ndaj deputetes Fitore Pacolli, ndodhi një episod i papritur dhe i sikletshëm.

Teksa intervista po zhvillohej live, një person i zhveshur nga beli lart u shfaq në sfond duke u futur në kuadrin e kamerës.

Avokati Gjini shihet duke u përpjekur me gjeste ta ndalojë personin që të mos kalojë, por ndërhyrja e tij nuk rezulton efektive.

Moderatorja , për të shmangur situatën, reagoi menjëherë duke e ndalur lidhjen me fjalët: “Mirë, po kalojmë në studio".

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion