Zbardhen detaje nga krimi në Vlorë/ Klienti i berberhanes goditi me thikë në kraharor 25-vjeçarin, si nisi sherri

Aktualitet

Zbardhen detaje nga krimi në Vlorë/ Klienti i berberhanes goditi me

Vlora mbetet një nga qytetet më problematike sa i përket kriminalitetit, sidomos gjatë periudhës së verës. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme

Në lagjen “Isa Boletini” një person mbeti i plagosur me thikë. Ngjarja u regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri është një 25-vjeçar, që është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Një klient i berberhanes ka plagosur praktikantin. I riu ka marrë goditje afër zemrës. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende raporton BW, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion