Vetëm 18 vjeçe, aksidenti i merr jetën ish-konkurrentes së emisionit të dashurisë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Vetëm 18 vjeçe, aksidenti i merr jetën ish-konkurrentes së

Një aksident tragjik i ka marrë jetën ish-konkurrentes së emisionit të dashurisë “It’s my love” që transmetohet në Kosovë.

Gresa Restelica, 18 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 04:30 të mëngjesit.

Bashkë me të ishte dhe një vajzë tjetër e cila mori dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Gresa ishte e pranishme në “It’s My Love” vetëm në një episod. Ajo njihej gjithashtu edhe si modele duke marrë pjesë në klipe muzikore.

Menjëherë është njoftuar policia dhe autoritetet përkatëse po merren me astin për të zbardhur dhe shkakqet e këtij aksidenti tragjik, që dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

ME TE LEXUARAT