Ndodhi! Jeff Bezos fluturon në hapësirë (VIDEO)

Bota

Ndodhi! Jeff Bezos fluturon në hapësirë (VIDEO)

Miliarderi Jeff Bezos u nis për në hapësirë të Martën, në fluturimin e parë me ekuipazh të anijes së tij, New Shepard.

Ai shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pionier 82-vjeçar i garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.

Ata udhëtojnë në një kapsulë me dritare të mëdha, duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës.

New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.

Pasagjerët përfshijnë personin më të vjetër që ka qenë në hapësirë – zonjën Funk – dhe më të voglin, studentin Oliver Daemen.

 

 

ME TE LEXUARAT