Vëllai i Albulena Haxhiut, në gjendje të dehur, ka tentuar të sulmojë kamarierët-Nga spital përfundoi në polici

Kosovë&Rajon

Vëllai i Albulena Haxhiut, në gjendje të dehur, ka tentuar

Kastriot Haxhiu, vëllai i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është përfshirë në një incident.

Sipas Paparacit, ai në gjendje të dehur ka shkuar në një lokal në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “kafet e rakisë”, dhe ka tentuar t’i sulmojë fizikisht punëtorët e një kafiterie, të cilët i janë shmangur një situate të tillë.

Pas ngjarjes, Haxhiu, i cili është edhe punëtor i Telekomit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur i shtrirë në tokë pak metra larg lokalit në fjalë, në rrugën “Qamil Rexha”. Ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi e kishte marrë veten, Haxhiu ishte munduar ta mbulojë rastin duke u paraqitur si viktimë, mirëpo pas ekzaminimeve të kryera në QKUK, ka rezultuar se nuk ka lëndime nga ndonjë sulm fizik.

Përpos ekzaminimeve mjekësore, të njëjtit i është bërë edhe alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv, raporton Paparaci.

Pas kësaj, pronari i lokalit ku më parë kishte qenë Haxhiu është thirrur në stacionin e Policisë në Prishtinë për të dhënë deklaratë.

Ai ka deklaruar se vëllai i kryeparlamentares kishte tentuar t’i sulmojë djalin, nipin dhe një punëtor tjetër.

Pas kësaj deklarate dhe dëshmive të dëshmitarëve, Haxhiu e ka pranuar se nuk është sulmuar, por është rrëzuar.

Kësisoj, të dy palët, në prani të avokatëve, nuk e kanë çuar rastin më tej./Insajder

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion