Zyrtare! Ledion Liço zbulon njëherë e mirë kush do ta moderojë sezonin e ardhshëm të BBVA

Showbiz

Zyrtare! Ledion Liço zbulon njëherë e mirë kush do ta

Teksa jemi në ethet e finales së madhe të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, një tjetër pyetje kishte nisur të ngjallte kureshtje te publiku: Kush do t’i besohet moderimi i reality show-t vitin e ardhshëm?

Tashmë nuk ka më vend për dyshime apo aludime në rrjetet sociale, pasi vetë moderatori aktual, Ledion Liço, e ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Ai ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në krye të këtij formati televiziv edhe për edicionin pasardhës.

Në deklaratën e tij të shkurtër për Goca & Gra por mjaft të qartë, Ledioni e ka “vulosur” lajmin duke u shprehur:

Zyrtare! Ledion Liço zbulon njëherë e mirë kush do ta

“Po, do jem vitin që vjen [në BBV]. Shihemi!”

Ky konfirmim i drejtpërdrejtë i vë kapakun të gjitha thashethemeve dhe tregon se Top Channel do të vazhdojë t’i besojë drejtimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri pikërisht atij, duke premtuar kështu një tjetër sezon të mbushur me emocione dhe surpriza!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion