Vaksnimi anti- Covid, sot pritet ardhja e 200 mjekëve nga Kosova në Kukës

Ditën e sotme pritet ardhja e 200 mjekëve nga Kosova në Kukës, për të marrë dozën e parë të vaksinës që lufton Covid-19. Ashtu siç u lajmërua më herët, të shtunën përfundon procesi i parë me mjekët nga Kosova.
Këtë lajm e konfirmoi kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ky i fundit, për mediat kosovare ka thënë se mjekët e tjerë që morën dozën e parë të vaksinës javën e kaluar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur efekte anësore.
“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla.


