Ushtria e Kosovës merr në mbrojtje infrastrukturën kritike të vendit

Kosovë&Rajon

Ushtria e Kosovës merr në mbrojtje infrastrukturën kritike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një nga vendimet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë edhe angazhimi i FSK-së në patrullime dhe vëzhgim të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovës.

Kryeministri Kurti ka theksuar se patrulla të FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë.

 “Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion