UNICEF e mban fjalën, dërgon 38, 400 mijë doza vaksinë në Kosovë

Kosovë&Rajon

UNICEF e mban fjalën, dërgon 38, 400 mijë doza vaksinë

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shpërndarja e vaksinave AstraZeneca, sipas UNICEF-it, do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës. Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga program COVAX, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian. BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht. Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve "1 Tetori" në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19. Niman Bardhi, koordinator për vaksinim në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.

“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla 1 Tetori. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën 1 Tetori”, tha Bardhi.

Sipas planit shtetëror, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza. Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës./REL

ME TE LEXUARAT