"Çudira" në Kosovë, dy vajza dhunojnë familjarët e tyre

Dy vajza janë arrestuar në Kosovë pasi kanë dhunuar njërin prej familjarëve të tyre për shkak të mosmarreveshjeve.
Policia thekson se pasi janë marrë në pyetje, njëra prejtë arrestuiarve është liruar, ndërokohë kanë nisur hetimet për “dhunë në familje”.
“Deçan 01.02.2023-20:17. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Deri tani nuk ka detaje për shkaqet e mirëfillta të sherrit, ndërkohë dy të rejat po hetohen nga organet kompetente



