U shpërndau qytetarëve fletë votimi me emrin e tij, arrestohet kandidati për eurodeputet në Greqi 

Kosovë&Rajon

U shpërndau qytetarëve fletë votimi me emrin e tij, arrestohet
Autoritetet greke kanë arrestuar mesditën e sotme një kandidat për deputet në Parlamentin Evropian në qendrën e votimit të zonës malore Myrtiski në rajonin Rodhopi të Greqisë.

Sipas mediave vendase, kandidati vjen nga radhët e partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB), ndonëse ende nuk është bërë publik emri i tij.

I arrestuari dyshohet se u shpërndante qytetarëve që paraqiteshin në qendrën zgjedhore për të ushtruar të drejtën demokratike, fletë votimi të shënuara me emrin e tij.

Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë përpara se të arrestohej nga policia.

Megjithatë, autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërkohë që kandidati për eurodeputet është dërguar në Repart dhe më pas nesër do të paraqitet në prokurori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion