Shqiptari i dënuar në Angli del live në Tik Tok dhe kërkon para, “The Sun”: Flet me Kozakun dhe…

Aktualitet

Shqiptari i dënuar në Angli del live në Tik Tok dhe kërkon

I dënuar me 32 vite burg për vrasje, shqiptari Eugert Merizaj duket se ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi. Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull 33-vjeçarit, i cili bën video live në “TikTok” aty ku kërkon para për të dalë nga burgu.

“The Sun” shkruan se Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.

“The Sun on Sunday” ka zbuluar së fundmi një video nga “TikTok” ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si “Mbreti i Instagram-it”. Në video, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 dhe u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Në artikull raportohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për videot, teksa përdorimi i celularëve në këto ambiente nuk lejohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion