U shpall “non grata” nga SHBA/ Ali Ahmeti: Grubi do të tërhiqet nga të gjitha funksionet në BDI

Kosovë&Rajon

U shpall “non grata” nga SHBA/ Ali Ahmeti: Grubi do të

Ish-zv.kryeministri shqiptar nga radhët e BDI-së, Artan Grubi u shpall “non grata” dy ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar së fundmi për mediat edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka deklaruar se Artan grubi do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet në forcën politike ku bën pjesë.

“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog.

Mendoj që zoti Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, zotëri Grubi sigurisht do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë”, deklaroi Ahmeti

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion