Moti i keq bllokon aksin Kukës-Bushtricë, ARRSH: Grupet e punës ndodhen në terren

Aktualitet

Moti i keq bllokon aksin Kukës-Bushtricë, ARRSH: Grupet e punës

Moti i keq ka shkaktuar problematika në aksin Mali-Fierzë, Kukës-Bushtricë. Bëhet me dije se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie të inerteve në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se grupet e punës të ndodhura në terren po punojnë për pastrimin me mjete dhe punëtorë për ta kthyer qarkullimin dhe gjendjen e akseve në normalitet.

“Në aksin Qafë Mali-Fierzë Kukës-Bushtricë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës.

Grupet e punës të ndodhura në terren po punojnë për pastrimin me mjete dhe punëtorë për ta kthyer qarkullimin dhe gjendjen e akseve në normalitet”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion