U përpoq të përdhunonte kushërirën e tij 55 vjeçare gjatë kohës që ishte në gjumë, arrestohet i riu

Kosovë&Rajon

U përpoq të përdhunonte kushërirën e tij 55

Një 55-vjeçare u zgjua në mes të natës të martën në mëngjes, kur një i ri i dehur goditi një vrimë në dritaren e shtëpisë së saj në Hersonissos të Greqisë ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe u përpoq ta përdhunonte!

Sipas mediave greke, autori, i cili në fakt është i afërmi i saj, nuk ia doli mbanë dhe pak më vonë u arrestua nga policia.

Gruaja, e cila është nënë e dy fëmijëve, u tmerrua kur në gjumë pa një të afërm të saj 30-vjeçar i cili ishte i dehur, duke rënë mbi të dhe duke u përpjekur të hiqte rrobat. Ajo menjëherë filloi të bërtiste, megjithatë autori nuk u frikësua dhe filloi ti mbyllte gojën dhe të përpiqej ta zhvishte, në mënyrë që ta përdhunonte.

Pavarësisht tronditjes, 55-vjeçarja gjeti guximin t’i rezistojë fuqishëm 30-vjeçarit dhe të shpëtojë prej tij. Ajo shkoi menjëherë në Polici ku raportoi sulmin dhe identifikoi autorin. Brenda pak orësh, policia e gjeti të dehurin, i cili u vu në pranga dhe u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Heraklionit me akuzën e tentativës së përdhunimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion