U mori 1 mijë euro duke i mashtruar se do u siguronte viza pune në Gjermani, në pranga shqiptarja

Kosovë&Rajon

U mori 1 mijë euro duke i mashtruar se do u siguronte viza pune në

Një 41-vjeçare nga Tetova është arrestuar pas denoncimit për akuzën e mashtrimit.

Mediat meqedonase bëjnë me dije se gjatë vitit 2022, gruaja ka zhvilluar takime me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë nga 1 000 euro me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza pune për në Gjermani.

Në fund, ajo nuk i ka pajisur me viza dhe nuk ua ka kthyer paratë. Pas denoncimit nga ana e të dëmtareve, shtetasja në fjalë është arrestuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT