Akuzat për shit-blerje votash, 9 të arrestuar në Spanjë
Termi shitblerje votash duke se është më i përdoruri kohët e fundit në Shqipëri, pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, por raste të ngjashme duket se nuk paska vetëm në vendin tonë.
Pas raportimeve për disa raste të shit-blerjes së votës në Greqi, 9 persona janë vënë në pranga në Spanjë nën akuzën se kanë shkelur ligjet e kodit zgjedhor për trafikimin e votave.
Autoritetet në Melilla bëjnë me dije se personat janë arrestuar disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 28 majit, si pjesë e një hetimi për mashtrim elektoral.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Sipas mediave spanjolle, hetimet kanë për qëllim një sistem që dyshohet se ka blerë vota postare. 50 deri në 200 euro u ofroheshin familjeve që përballeshin me vështirësi financiare në këmbim të votës së tyre.
Dyshimet e autoriteteve u shtuan nga rritja e numrit të votave me postë, gati 20% nga zgjedhjet e mëparshme.