U arrestua nga Serbia për krime lufte, ish-luftëtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit

Kosovë&Rajon

U arrestua nga Serbia për krime lufte, ish-luftëtari i

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkroi ai.

Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar.

Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion