Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë

Bota

Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë

Gazetarët Hamza Dahdouh, një fotoreporter dhe djali i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael Dahdouh, dhe kolegu i tij Mustafa Turaya u vranë sot në një sulm ajror izraelit në perëndim të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Dy gazetarë u vranë pasi një raketë izraelite goditi automjetin me të cilin po udhëtonin ndërsa po punonin në terren, duke dokumentuar nivelin e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmi ajror i mbrëmshëm në një zonë që lidh Khan Yunis me Rafah.

Wael Dahduh, 52 vjeç, shefi i zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në tetor në një sulm ajror izraelit që goditi shtëpinë ku ata ishin strehuar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion