Gruaja me tre fëmijët iu hodhën në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi!

Aktualitet

Gruaja me tre fëmijët iu hodhën në Bunë, dënohet

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet se përmes dhunës fizike dhe psikologjike nxiti bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët ti jepnin fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.

Ngjarja e ndodhur në 3 maj 2024, e cila tronditi vendin teksa policia gjeti të mbytur në lumë nënën dhe 3 fëmijët, tashmë ka vetëm një autor përgjegjës dhe ai është kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion