U akuzua se po bënte selfie gjatë sherrit në Kuvend, deputetja: Po filmoja sebët që po qeshnin

Kosovë&Rajon

U akuzua se po bënte selfie gjatë sherrit në Kuvend, deputetja:

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u përcoll me debate të ashpra mes pozitës e opozitës, sa që për një moment gati sa nuk ndodhi edhe një përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të PDK-së.


Gjatë këtij momenti disa deputetë të tjerë u panë duke qëndruar larg rrëmujës dhe duke incizuar me telefona çdo gjë që po ndodhte.


Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar pasi që në media u raportua se kjo e fundit në momentin tensionuese po bënte “selfie”.

Matoshi ka thënë se nuk ishte duke bërë “selfie”, por po incizonte deputetët e Listës Serbe të cilët po qeshnin me situatën e krijuar në Kuvend.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb”, ka shkruar Matoshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion