Vrau gruan para gjykatës në Elbasanit, ish-polici i përjashtuar, i dhunshëm dhe i alkoolizuar

Aktualitet

Vrau gruan para gjykatës në Elbasanit, ish-polici i përjashtuar,

Divorci është kthyer në tragjedi ditën e sotme përpara gjykatës së Elbasanit. Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të bashkëshortes. Koço autori i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor Po ka preferuar të qëndrojë jashtë saj.

Ka qenë Liljana që kishte nisur procedurat e divorcit. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, atë të pajtimit. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg gjykatës tek rruga “Ismail Dërbova”.

Kur ajo doli nga gjykata e shoqëruar me djalin e tyre e qëlloi për vdekje. Ndërsa plagosi në këmbë avokatin e bashkëshortes Gëzim Toçilën dhe një kalimtar, Adriatik Kolën në dorë. 

Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Pranë vendngjarjes ndodhet dhe komisariati i policisë. Policia e arrestoi autorin e krimit pak minuta më pas.

Ish polici veç armës së tipit kallashnikov me vete kishte dhe një thikë. Të dyja armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion