Tragjedia në Tetovë, reagon Rama, Meta, Basha dhe Veliaj

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama, Meta, Basha dhe Veliaj

Një natë më parë, një spital Covid-19 në Tetovë është djegur dhe për pasojë kanë vdekur 14 persona dhe 9 të tjerë janë plagosur. Sipas mediave vendase, viktimat janë pacientë por edhe persona nga stafi mjekësor.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kryeqeveritari shkruan MIRËMËNGJES, dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.

Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre. Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve! Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!" shkruan Meta.

"Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!", shkruan Basha.

‘Ngushellimet më të ndjera nga Tirana qytetareve te Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajë ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë @teutaarifi @ArtanGrubi, A.Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonise V.!’, shkruan Veliaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion