Dhjetë viktima nga zjarri në spitalin e Tetovës, zbulohen gabimet në ndërtimin e godinës

Kosovë&Rajon

Dhjetë viktima nga zjarri në spitalin e Tetovës, zbulohen gabimet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes Twitter ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet. “Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë.

Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Një shpërthim i zjarrit që ndodhi sonte në Tetovë, mori jetën e 10 personave, derisa mbetën të plagosur edhe disa të tjerë, shkruan Alsat-m.

Zjarri shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, për të cilin në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit.

Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanoj vërejtjet.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset.

Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion