“Trafik” në Qafë- Thanë, Maqedonia e Veriut kthen në kufi punëtorët sezonal

Kosovë&Rajon

“Trafik” në Qafë- Thanë, Maqedonia e Veriut kthen

Këtë mëngjes pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës nuk ka funksionuar për punonjësit sezonal ditorë. Ka qenë pala maqedonase ajo që ka penguar hyrjen e punonjësve drejt Maqedonisë së Veriut. Mungesa e siguracionit dhe kontrata e punës me të cilat punonjësit sezonalë ditorë nuk pajisen ka bërë që të ndalohen ditën e sotme për të kaluar këtë doganë duke u kthyer mbrapsht pa një afat kohor të caktuar se kur mund të udhëtojnë drejt këtij destinacioni.

Sipas burimeve arsyeja tjetër e ndalesës së tyre lidhet edhe me faktin që një punëtor sezonal ditëve të fundit ka ndërruar jetë në vendin e punës në Maqedoni. Ndërsa nga informacionet zyrtare mësohet se punëtorët janë kthyer nga pala maqedonase, me motivacionin se nuk justifikojnë qëllimin e udhëtimit. Dhe dyshohen për punësim të paligjshëm. Ajo çfarë dihet është se një takim po zhvillohet tashmë me drejtues te doganës shqiptare e maqedonase dhe pritet një vendim i këtyre të fundit./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion