Tmerr në Athinë/ Policia gjen foshnjën e vd\ekur brenda në valixhe, zbulohen detajet tronditëse

Kosovë&Rajon

Tmerr në Athinë/ Policia gjen foshnjën e vdekur brenda në

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kypseli të Athinës, ku policia ka zbuluar trupin e një foshnjeje të vdekur brenda një valixheje.

Ngjarja u zbulua pas një denoncimi të bërë nga pronari i një apartamenti të dhënë me qira përmes Airbnb në qendër të Athinës, shkruajnë mediat.

Sipas raportimeve, pronari kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi personat që kishin marrë apartamentin me qira nuk po largoheshin dhe dyshohej se konsumonin lëndë narkotike.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, patrullat e DIAS ndodheshin pranë zonës kur pronari i drejtoi drejt apartamentit. Brenda banesës ndodheshin një burrë me origjinë greke, vajza e tij 15-vjeçare dhe një shtetas afgan.

Në apartament u gjetën gjithashtu dy të mitur dhe një grua gjermane, e cila kishte bërë më herët kallëzim në polici. Efektivët morën nga banesa dy valixhe dhe i transportuan në komisariat për verifikim.

Aty, gjatë kontrollit të valixheve, policia zbuloi trupin e pajetë të një foshnjeje, duke shkaktuar tronditje te efektivët.

Gjatë marrjes në pyetje, gruaja gjermane dyshohet se ka deklaruar se foshnja ishte e saj dhe se kishte ndërruar jetë rreth tetë muaj më parë. Rrethanat e sakta të vdekjes dhe mënyra se si trupi është mbajtur dhe transportuar janë ende objekt hetimi.

Në kuadër të hetimeve po verifikohet edhe një tjetër informacion i rëndë. Sipas raportimeve, vajza 15-vjeçare që ndodhej në apartament dyshohet se është shtatzënë, ndërsa babai i fëmijës dyshohet se është shtetasi afgan që ndodhej në banesë.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa për çështjen është vënë në dijeni edhe prokuroria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion