E diela sjell trafik të rënduar në Lezhë! Radhë kilometrike në aksin Balldren-Milot dhe rrugën e Shëngjinit

Aktualitet

E diela sjell trafik të rënduar në Lezhë! Radhë

E diela e fundit e muajit gusht është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës.

Largimi i pushuesve nga plazhet ka sjellë ngarkesë të madhe në akset rrugore, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Një nga akset më problematike është ai Balldren-Milot, ndërsa trafik i rënduar raportohet edhe në rrugën e Shëngjinit, ku prej orësh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika problematike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve drejt rrugëve alternative.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion