Tjetër aksident në vendin ku humbën jetën dy shqiptaret, 2 të plagosur në Kosovë

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova”, aty ku ditën e premte humbën jetën dy shqiptare. Nga aksidenti i kësaj të shtunë mësohet se janë plagosur dy persona.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se aksidenti ka ndodhur në orën 07:47 ku janë përfshirë dy automjete. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar të drejtimit të mjetit duke respektuar rregullat e trafikut dhe përshtatur shpejtësinë kushteve atmosferike-mjegullës dhe lagështisë në rrugë.


