Thaci s`u lejua në varrimin e babait, Kosova: Vendimi i Gjykatës Speciale, absurd

Kosovë&Rajon

Thaci s`u lejua në varrimin e babait, Kosova: Vendimi i Gjykatës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja ka bërë të ditur se do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.

Tutje Haxhiu e ka cilësuar këtë vendim si absurd dhe shkelje të të drejtave themelore njerëzore.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës”, ka thënë Haxhiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion