Tentuan të vidhnin fruta të thata në market, përfundojnë në burg hajdutët shqiptarë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi tentuan të vidhnin disa pako me fëstëkë në një market.
Autoritetet policore kosovare bëjnë me dije se gjatë kontrollit njërit prej tyre i është gjetur në dorë 26 pako me fëstek në vlerë rreth 114 euro.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.


