Takimi me Kurtin, Abdixhiku: Pa SHBA-në nuk do ketë dialog

Kosovë&Rajon

Takimi me Kurtin, Abdixhiku: Pa SHBA-në nuk do ketë dialog

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të dialogut Kosovë Serbi tha se i ka paraqitur kreut të qeverisë një qartësim, kërkesë dhe ofertë.

 “Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimet dhe pritjet e tij, ndërkaq ne bëmë një qartësim një kërkesë dhe një ofertë. Qartësimi ishte për dokumentet e dorëzuara dhe rikonfirmuam se të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar I janë dorëzuar kryeministrit. Bëmë një kërkesë për pozicionin politik që kjo qeveri duhet ta ketë dhe prezentojë dhe po e presim një pozicion të tillë.

Dhe bëmë një ofertë, ku i dorëzuam një dokument mbi pozicionin politik që ne mendojmë se Kosova duhet ta ketë. Ky dokument përmban parimet që duhet të mbrohen: Diskutimet mbi bazën e vendimit të GJND-së, mbrojtja e integritetit territorial dhe ruajtja e karakterit unitar dhe rendit kushtetues.Përderisa kryeministri e ka këtë dokument mund ta përdorë si platformë të tij. Përderisa vepron në bazë të saj, LDK është në rregull”, tha ai.

Gjithashtu ai foli për praninë e SHBA në dialog, pa të cilën ai tha se as nuk duhet të zhvillohet ky proces.

“Pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme dhe pa pjesëmarrjen e saj as që duhet të ketë dialog.  LDK është pjesë e dialogut dhe Kosova nuk ka nevojë për ekipë negociatore dhe për këtë ka vendim të Kushtetueses. Kurti e ka këtë obligim”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion