Presidenti i Bjellorusisë mohon akuzat: Nuk e dija se gazetari ishte në avion

Showbiz

Presidenti i Bjellorusisë mohon akuzat: Nuk e dija se gazetari ishte

Tre ditë pas trazirave të shkaktuara për shkak të avionit të ulur në Bjellorusi, ka folur presidenti  Aleksandër Lukashenko. Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni që gazetari i opozitës Roman Protashevich ishte në bordin e avionit që devijoi fluturimin për në Minsk.  Ai shtoi se besonte se nuk do të kishte përsëritje të protestave masive që shpërthyen verën e kaluar.

Reagimi i tij erdhi pasi lideri i opozitës në internim Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se opozita po planifikonte një fazë të re të protestave anti-qeveritare në Bjellorusi.

Kujtojmë se gazetari Roman Protashevich u arrestua të dielën në Minks, pasi Bjellorusia dërgoi një avion luftarak dhe detyroi avionin në të cilën ai po udhëtonte të ulej me pretekstin e informacionit për bombë në bord. Gjithçka ishte plan për të arrestuar gazetarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion