Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, aktivizohet alarmi i kuq në 7 rajone

Kosovë&Rajon

Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, aktivizohet alarmi i kuq në 7

Stuhi të forta dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë pjesë të mëdha të Greqisë që nga e shtuna në mbrëmje, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin e kuq në shtatë rajone të vendit.

Moti i rëndë po shoqërohet me stuhi, erëra të fuqishme dhe rrezik për breshër në disa zona, ndërsa në zonat malore dhe në rajonet veriore gjysmë-malore parashikohen edhe reshje bore.

Zona e Athinës u prek nga vala e parë e motit të keq në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe është vendosur nën nivelin portokalli të alarmit. Sipas autoriteteve, deri tani nuk raportohet për probleme serioze.

Një valë e dytë e stuhive pritet gjatë orëve të pasdites, ndërsa sistemi i motit do të zhvendoset më pas drejt lindjes, duke prekur edhe Kretën, ku kushtet e pafavorshme pritet të zgjasin deri të hënën.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se alarmi i kuq është aktivizuar për shtatë rajone, duke sinjalizuar rrezik të lartë, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Mesazhe paralajmëruese urgjente përmes sistemit 112 u janë dërguar banorëve të Peloponezit, Ahaisë, Ilias, Zakynthosit, Kefalonias, Thesalisë, Imathias dhe Pierias, me kërkesë për kufizimin e lëvizjeve dhe ndjekjen e udhëzimeve zyrtare.

Meteorologët vlerësojnë se sistemi i stuhive është shumë i fortë, ndërsa përmirësimi gradual i motit pritet të nisë nga e hëna/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion