Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

Aktualitet

Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe

Pas rreth shtatë orë punë të palodhur, është hapur segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra metër kub gurë dhe dhe, të cilët ranë nga shpati i kodrës.

Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, pjesë e projektit të njohur si Koridori Tetë, ku aktualisht po operon kompania “A N K” shpk.

Puna intensive e makinave të rënda dhe e ekipeve në terren bëri të mundur pastrimin e plotë të aksit dhe rifillimin e qarkullimit në të dy drejtimet.

Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime intensive.

Hapja e segmentit vjen pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi sigurinë e udhëtarëve dhe rikthimin sa më shpejt të trafikut normal, duke minimizuar pasojat e një ngjarjeje të papritur natyrore në rrugën që lidh Librazhdin me Prrenjasin/Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion