Bie borë në Afrikën e Jugut, moti i keq vështirëson trafikun rrugor

Bota

Bie borë në Afrikën e Jugut, moti i keq vështirëson

Këtë fundjavë, Afrika e Jugut po përshkohet nga një front masash të ftohta ajri, të cilat shkaktuan gjatë ngrica dhe borë të dendur. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se muajt qershor- korrik- gusht, përkon me stinën e dimrit për shtetin më jugor të Afrikës. Ndërkohë, meteorologët thonë se moti i këtij viti është i pazakontë dhe ka vështirësuar trafikun rrugor.

Për pasojë, qeveria u ka sugjeruar fermërëve që të kujdesen për kafshët që mbajnë jashtë. Reshjet më të dendura të dëborës ranë ditë më parë në rajonin e Lesotos dhe në Kuazulu-Natal ku temperaturat zbritën nën zero.

Bie borë në Afrikën e Jugut, moti i keq vështirëson

Autoritetet lëshuan alarmin e kategorisë 4 për motin ekstrem, duke paralajmëruar mundësinë e rreziqeve të konsiderueshme për vendin. Sasitë e borës deri 20 centimetra u përqendruan në zonat malore dhe provincat e Kejpit Verior e Perëndimor, ku fronti i masave të ftohta shkaktoi erëra të forta dhe shira të rëndë. Javën e kaluar Afrika e Jugut përjetoi reshje bore për herë të katërt në harkun e dy muajve./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion