Greqi, mbytet në det 56-vjeçarja shqiptare

Aktualitet

Greqi, mbytet në det 56-vjeçarja shqiptare

Një 56-vjeçare me origjinë nga Shqiperia është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës.

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës.

Sipas njoftimit, 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.” ku është konstatuar vdekja.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës./tch

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion