Shengeni Ballkanik, Rama: Boll me “na ftuan, s’na ftuan”, në 2023 zero sekonda pritje në kufij

Kosovë&Rajon

Shengeni Ballkanik, Rama: Boll me “na ftuan, s’na ftuan”,

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat maqedonase, pas  pas nënshkrimit të 3 memorandumeve ritheksoi edhe njëherë atë që Vuçiç tha, se nga 1 janari i vitit 2023, nuk do të ketë asnjë sekondë pritje në kufijtë mes tre vendeve.

“Në 1 janar të vitit 2023 do të kemi mes vendeve tona zero sekonda pritje në kufij, të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë, të na bashkohen. Boll me këtë, na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë, 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë. Nuk ka problem. Autostradat, hekurudhat, lëvizja e lirë e mallrave, mbase nuk janë e njëjta gjë me demokracinë, por demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë që të kesh dhe ta kesh të pakërcënuar. Për mua, politika më e mirë është bashkëpunimi”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT